Apeli i grupimit “dhjetori 90”: Votoni tre ligjet për ëndrrën tonë europiane

Është përkujtuar dhe nderuar dita e 8 dhjetorit e vitit ‘90 nga grupimi i studenteve të atij viti. Fryma dhe ideali i grupimit të dhjetorit, duke u ngritur mbi thundrën e shtypjes ndaj regjimit komunist, përkujtohet si dita e lirisë dhe e rikthimit të dinjitetit njerëzor në Shqipëri.Në këtë mbledhje ku nuk mungonin figura të rëndësishme të vendit dhe ish studentë të atyre viteve, është nderuar dhe vlerësuar tribuni i lirisë Azem Hajdari. Në fjalën e tij ministri Imami u shpreh se Azemi është figura e dytë kryesore në shqipëri si prijësi i lirisë, pas babait të shtetit Ismail Qemalit.Ndërkohë pjesëmarrësi i grupimit të dhjetorit, ish rektori i Universitetit Cabej Roland Bejko, duke kujtuar idealet e 22 viteve më parë për ta bërë Shqipërinë si Europa, në formën e një peticioni, i kërkoi politikës shqiptare mosbllokimin e marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian. Ai kërkoi votimin e 3 ligjeve nga ana e politikës, duke iu drejtuar vecanërisht Partisë Socialiste.