Fier, lumi Gjanica del nga shtrati duke përmbytur banesat
Shumë shtëpi dhe biznese janë përmbytur në Fier si rezultat i daljes së lumit Gjanica nga shtrati. Ndërkohë, niveli i ujit ka arritur në disa centimetra duke vështirësuar ndërhyrjen në zonën e përmbytur.Prej kohësh dalja nga shtrati e lumit Gjanica është kthyer në problem për shkak të mospastrimit të inerteve.Banorët apelojnë për ndihmë pasi ndjehen të rrezikuar.Prej 15 vjetësh në Lumin Gjanica nuk është ndërhyrë për largimin e inerteve përgjatë shtratit duke bërë që përmbytjet të jenë të shpeshta veçanërisht në sezonin e reshjeve.Burime zyrtare nga qarku Fier por edhe nga drejtoria e bujqësisë njoftojnë se sipërfaqet e tokave të mbjella me prodhime të stinës përreth lumit Seman, dhe në disa komuna të rrethit Lushnje kanë problem me përmbytjet. Këto përmbytje kanë ardhur si rezultat i mungesës së kanaleve kulluese.