Bulku në tregun e Medresesë: Me ardhjen e Bashës, taksat janë ulur
Bizneset janë shprehur të kënaqur dhe të lehtësuar me uljen e taksave vendore nga ana e Bashkisë. Kështu kanë deklaruar tregtarët gjatë një inspektimi në tregun e Medresesë nga përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror.Deputetja e Partisë Demokrate, Rajmonda Bulku, tha se gjatë qeverisjes së kryebashkiakut Basha janë ulur taksat në mënyrë të ndjeshme duke i dhënë një frymëmarrje të re re biznesit të vogël në Tiranë.Më tej ajo shtoi se politika e PS për heqjen e taksës ndaj biznesit të vogël është e pakuptimtë sepse nga detyrimi i taksës nuk mund të privohet askush.“Zoti Rama, ka qenë për 11 vite kryetarë bashkie, dhe në raport me biznesin, sidomos me biznesin e mesëm dhe të vogël ishte personi me armiqësorë që rriti taksa pafund, që ua vështirësoj punën dhe ekzistencën këtyre bizneseve, dhe sot pretendon me një gënjeshtër politike që i duhet për fushatë, heqjen e taksave”-thekson deputetja e PD-së Rajmonda BulkuTregtarët u shprehën se edhe taksa e gjelbërimit dhe e tabelës i ka lehtësuar ata duke paguar veç një euro për taksën e tabelës. Ndërkohë gjatë këtij muaji pritet edhe një bum i biznesit si pasojë e festave të fundvitit që rritin ndjeshëm xhiron e bizneseve.