PS apel për koalicion me LSI, Legisi: Të lërë pushtetin për bashkëpunim me ne

PS pret që LSI të ndryshojë mendim e të heqë dorë nga pushteti për ti hapur rrugë një koaliconi elektoral për të bashkëqeverisur.Sekretari për koaliconin në PS, Ndre Legisi në një intervistë për Ora News thotë se është LSI që duhet të vendosë e të kuptojë se Shqipëria do të ketë qeverisje më të mirë me një program të majtë.Ndërsa PBDNJ është shfaqur e tërhequr nga koaliconi opozitar gjatë kohëve të fundit, Legisi hedh poshte çdo mundësi për ftohje raportesh mes partisë së Vangjel Dules dhe PS.Legisi thotë se për zgjedhjet e 2013 partitë opozitare do të hyjnë në zgjedhje pas një marrëveshje të përcatkuar qartë, por boshti i koalcionit do jetë ai i zgjedhjeve të fundit vendore.