Dita e rinisë, PDIU: 8 dhjetori, frymëzim për të realizimin e bashkimit kombëtar

Në "Ditën Kombëtare të Rinisë" PDIU dhe KPR shpreh vlerësimin dhe respektin për të gjithë ata të rinj, me në krye heroin Azem Hajdari, që përpara jetës së tyre vunë të ardhmen e Shqipërisë.Përmes një deklarate për mediat PDIU shprehet se kjo ditë e shënuar simbolizon bashkimin në një ideal të vetëm, atë të rrëzimit të sistemit më të egër komunist në të gjithë botën.Edhe pse idealet e atyre studentëve të dhjetorit '90 janë ende të parealizuara sot, PDIU dhe KPR shpreson dhe uron që data 8 dhjetor, të jetë një ogur i mirë që shqiptarët të mblidhen sërish rreth një ideali të vetëm, atij të bashkimit kombëtar.