Moti i keq, mungesë energjie dhe përmbytje në disa zona

Reshjet e dëborës dhe ngricat ka sjellë përkeqësim të situatës në disa zona veriore të vendit.Sipas informacioneve më të fundit si pasojë e këputjes së telave të tensionit të lartë ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.Ndërkohë nga zona të ndryshme të vendit raportohen probleme që nga bllokimi i rrugëve, mungesa e energjisë e deri te përmbytjet.Probleme nga përmbytjet ka pasur në qarkun e Lezhës dhe në Fier ku lumi Gjanica ka dalë nga shtrati dhe për pasojë ka përmbytur dhjetra banesa.Ndërkohë si pasojë e përmbytjeve në qarkun e Lezhës janë dëmtuar rëndë prodhimet bujqësore pasi që prej disa ditësh 1300 hektarë tokë janë të mbuluara nga uji.Përgjegjësi i emegjencave civile në Prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj ka deklaruar se vendosja në punë e hidrovoreve kanë evituar përmbytjet e banesave, ndërkohë që nuk janë hasur probleme në bllokimin e rrugëve.Emergjencat civile në prefekturen e Lezhës kanë vijuar gjatë kësaj periudhe të bashkveprojnë me të gjithë institucionet për të përballuar situatën e krijuar, ndërsa është kërkuar nga njësitë e qeverisjes vendore që të planifikojnë në buxhetet e tyre fonde për përballimin e emergjencave civile.