Ish Presidenti Alfred Moisiu: Votimi i Kryeprokurorit Llalla, antikushtetues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2012, 17:11
Ish Presidenti i Republikës Alfred Moisiu e konsideron antikushtetues emërimin e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.Ish Kreu i Shtetit thotë se zëvendësimi i Kreut të organit të akuzës është në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit, pasi mandati i Ina Ramës përfundonte në majt të 2013.Pavarësisht kritikave për procedurën e emërimit të Adriatik Llallës, ish Kreu i shtetit ka besim në drejtimin prej tij të Prokurorisë së Përgjitshme.Një ditë më parë Adriatik Llalla u votua ne Kuvend si Prokurori i ri i Përgjithshëm i Republikës. Ai mori 75 vota pro e asnjë kundër, ne një votim ku opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, abstenoi.