Dëbora sjell probleme në Llogara, aksi që lidh Vlorën me jugun i bllokuar
Qafa e Llogorasë per shkak te reshjeve te vazhdueshme te bores dhe ngricave shkaktuar nga ulja e temperaturave paraqet mjaft probleme. Prej 3 ditesh aksi rrugor qe lidh Vloren me jugun ka qene i bllokuar.Disa makina me targa kosovare ne mungese te zhinxhireve jane bllokuar ne mes te rruges dje duke kaluar naten ne Qafen e Llogorase, nderkohe qe shume kamionë nuk jane lejuar nga policia rrugore per shkak te mos pajisjes se tyre me zinxhir. Policia rrugore ka intensifikuar kontrollet e saj duke ngritur kudo postblloqe per te lehtesuar edhe qarkullimin e automjeteve.Ne ndihme te policise rrugore eshte vene nje borepastruese nga Saranda si dhe nje kamion per kriposjen e ketij aksi rrugor ngaDrejtoria Rrugore Rajonale e Fierit. Prej 4 ditesh prezente eshte edhe mungesa e energjise elektrike ne shume zona. Po gjithashtu sot ne Vlore lundrimi ne det eshte pezulluar, ndersa era fryn e ftohte me nje shpejtesi mbi 65 km në orë.Situatë e rënduar lidhur me lundrimet në det është paraqitur edhe në Durrës për shkak të motit të keq me reshje dhe erëra të forta.Burime nga autoritetet portuale të këtij qyteti bëjnë me dije se kapiteneria e portit nuk lejon tragetin e dytë të Barit të ankorohet për shkak të situatës së krijuar, ndërsa edhe trageti i nisur nga Ankona pritet të mbërrijë me vonesë në këtë port.Kështu kapiteneria nuk lejon asnjë lloj anije të hyjë në port, pasi forca e detit është deri në 6-7 ballë.