Kolegji i ri Zgjedhor, 8 gjyqtarët betohen para Presidentit

8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit u betuan para Presidentit Bujar Nishani në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin Mbretëror. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, anëtarët e KLD-së.Pas leximit të formulës së betimit nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, nisi betimi i anëtarëve e rinj të Kolegjit Zgjedhor, të zgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.Antarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor Andi Civici, Edlira Petri, Fuat Vjerdha, Gjinovefa Gaba, Ilir Toska, Kriton Spahiu, Petrit Çeno dhe Valbon Çekrezi me dorën mbi Kushtetutë, u betuan para Kreut të Shtetit shqiptar.Presidenti Nishani dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u uroi anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre të rëndësishme në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit.Vendimi i parë i trupes se kolegjit te ri, eshte padia e PD per ndarjen e mandateve parlamentare per 2013, pasi KQZ nuk arriti te miratonte projekt-vendimin qe kerkon shumice te cilesuar votash.Kolegji i ri Zgjedhor nuk ka në përbërje asnjë prej anëtarëvë të vjetër të kolegjit që morën në shqyrtim kërkesat ankimore të zgjedhjeve lokale të 8 majit.Pas përcaktimit të gjyqtarëve Partia Demokratike e vlerësoi si transparente procedurën e zgjedhjes.