Ballkan Wine Export 2013, Ambasada italiane promovon verën e mirë

Adhuruesit e verës tashmë do kenë destiancionin e duhur për të bërë përzgjedhjen më të mirë. Rezidenca italiane ka qenë mikpritëse e një eventi të veçantë, Ballkan Wine Export 2013, iniciatitavë që prezanton në të gjithë Ballkanin verërat më të mira italiane.Ambasadori i Italisë në vendin tonë, tha se kjo nismë përfshin prodhuesit më të mirë italianë dhe do ketë një shtrirje të gjerë gjeografike"Jam i lumtur tu prezantoj sot inisiativën Ballkan Wine Export 2013. Inisiativa që do të prezantojë një seri prodhimesh italiane, por jo vetëm e që do ketë një shtrirje gjeorgrafike në të gjithë Ballkanin. Jam i lumtur që mirëpres këtë event në rezidencën Italiane. Është një evenet që përfshin prodhuesit më të mirë. Ju do të keni mundësi sot të provoni verë të përzgjedhur, verën që do jetë pjesë e edicionit të 2013. Këto inisiativa janë teper të rëndësishme pasi do të prezantojnë produket më të mira italiane", u shpreh ai.Në event merrnin pjesë personalitete të larta, diplomatë dhe përfaqësues të medias e biznesit në vend.