Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis asfaltimin e Këlcyrë-Sukë-Ballaban
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur me asfalitmin e rrugës Këlcyrë-Sukë-Ballaban. 17 mijë banorë të komunave Ballaban, Sukë, Dishnicë dhe bashkisë Këlcyrë, përfitues të kësaj rruge do dalin nga izolimi pasi për dekada me rradhë atyre u ka munguar komikimi midis komunave dhe më pas lidhja e tyre me qytetin. Banorët tregojnë se sa të vështirë e kanë transportin dhe tregëtimin e prodhimeve të tyre në tregjet kryesore.Ekspertët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit thanë se rruga Këlcyrë-Sukë-Ballaban do tëjetë 15.24 km e gjatë dhe e asfaltuar me një gjërësi prej 5.5 m, me bankina anësore në të dy krahët. Këtë investim e ka parë nga afër edhe drejtori i Fondit Shqiptar i Zhvillimit, Benet Beci.Ndërtimi i rrugës së re pritet të çlirojë njëherë e mirë banorët e kësaj zone nga izolimi, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin social-ekonomik të zonës. Fermerët e kësaj zone janë të njohur për vreshtarinë, prodhimin e perimeve, frutave, qumështit dhe nënproduketeve të tij.Pas rikonstruksionit të rrugës edhe bukuritë natyrore të zonës do të jenë të prekshme për të gjithë vizitorët që duan ta frekuentojnë.