Shqiptarët të varur nga alkooli, mjekët: 150 mijë vartës të pijeve

150.000 shqiptarë janë vartës të alkoolit dhe për të dalë nga kjo situatë duhet të kalojnë procesin klinik. Në rast se trajtimi klinik nuk nis në kohë vartësitë e alkoolit rrezikojnë të mbartin patologji të rënda, kurimi i të cilave është gati i pamundur.Mosha më e prekur nga varësia e alkoolit është ajo nga 30 deri në 60 vjeç por në rastin më të keq, në qëndrën për të trajtimin e të alkoolizuarve ka patur raste kur pacientët janë të mitur 16 dhe 17 vjec. Shefi i Klinikës së Vartësisë nga Alkooli ,Shpëtim Doksani, thotë se në këtë qëndër janë trajtuar 400 persona.Nënkryetari i Komisionit të shëndetësisë, Tritan Shehu, thotë se jemi të gatshëm që në Komision të rishikojmë ligjin anti-alkool dhe në anën tjetër duhet të punohet më fort me aksione, task-forca e polici bashkiake për të frenuar shitblerjet e alkoollit në baret e vendit.Ekspertët shpjeguan se një ndër shkaqet që e drejton individin tek gota e alkoolit është situata jo e mirë ekonomike. Sipas të dhënave gati 30% jane konsumatore alkoolike të lehtë, të moderuar dhe problematike; 15% konsumatorë problematike, abuzues dhe të rrezikshëm.