Inagurohet busti i Azem Hajdarit, Berisha: Tribuni i lirisë që përmbysi diktaturën
14 vjet pas ndarjes nga jeta, pishtari dhe heroi i demokracisë Azem Hajdari kthehet përmes shtatores në Qytet Studenti, pikërisht aty ku 22 vite më parë kryesoi protestat e lëvizjes studentore të dhjetorit, që përmbysën njëherë e mirë diktaurën komuniste. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores së tij, kryeministri Berisha do ta vlerësonte si tribunin e lirisë që i dha jetë lirisë së shqiptarëve dhe përmbysi diktaturën e egër Hoxhiste. Berisha më tej tha se shtatorja e tij mund të qëndronte madhërishëm në cdo shesh apo bulevard të vendit, por askund më mirë se në qytetin që do kujtohet gjithmonë si djepi ku lindën liritë tona njerëzore dhe intelektuale.“Sot këtë ditë e cila është dhe ditëlindja e dytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është dita që ti besojmë lirisë dhe vlerave të saj. 22 vjet më parë studentët e Universitetit të Tiranës të udhëhequr nga tribuni i lirisë nisën protestën e tyre të madhe. Inagurojmë shtatoren e liderit të dhjetorit, e studentit, e të riut që në historinë tonë kombëtare do mbetet ndoshta tribune që me guximin kurajon, vendosmërinë dhe vizionin bëri më shumë për liritë tona. Studentë dhe student, ju do kaloni pranë këtij busti, në terësi ju nuk e keni njohur liderin e dhjetorit, studentin që në krye të studentëve të dhjetorit ‘90, të cilin ne shqiptarët në të katër anët e vendit do ti quanim ëngjëjt tanë ëngjëjt e lirisë. Kjo shtatore që mund të vendosej në cdo shesh të kryeqytetit qëndron më madhërishëm se kudo tjetër, në nderimin më të madh të veprës suaj të pavdekshme, qëndron në vendin që për ne shqiptarët që edhe në vitet ‘90 si njerëzit më të shtypur të planetit ky shesh, ky qytet, do të mbetet për jetën tonë djepi ku lindën liritë tona njerëzore dhe intelektuale. I dashur Azem nuk mund të kishte gjetje më të mirë se ky shesh, ky qytet ku ti nise një nga betejat më të mëdha më të vështira më të guximshme në historinë e lirisë së shqiptaërve” tha ai.Ndërsa vetë bashkëshortja e ish deputetit pluralist Fatmira Hajdari u shpreh e nderuar për vlersimin që i bëhet bashkëshortit të saj.Të pranishëm në ceremoni ishin personalitet më të larta të vendit,si kryeparlamentarja Topalli, Kryebashkiaku Basha, Ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të PD, familjarë dhe të afërm të Azem Hajdarit si dhe studentë dhe qytetarë të Tiranës.