Ambasadori Cohen në Berat, takohet me kreun e Bashkisë për investime në bujqësi
Fuqizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes shtetit izraelit dhe atij shqiptar, por dhe vendosja e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, ka qenë ky qëllimi i vizitës të Ambasadorit izraelit, David Cohen, në Berat.Kreu i Ambasadës izraelite u prit nga kryebashkiaku, Fadil Nasufi, ku vizitoi disa biznese private të agrobiznesit me qëllim vendosjen e bashkëpunimit në këtë fushë.Cohen foli mbi rëndësinë që ka për shtetin izraelit intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe veçanërisht me Qarkun e Beratit, për mbështetjen që ka dhënë në mbrojtje të popullsisë izraelite gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ndërsa, nga ana e tij kryebashkiaku, Fadil Nasufi, duke e cilësuar qarkun si një oaz të rëndësishëm agrobiznesi, konfirmoi vullnetin dhe gadishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe në sektorë të tjerë.Më pas Ambasadori sëbashku me përfaqësues të bujqësisë në Berat u ndal në disa inspektime në bizneset private të konservimit e prodhimit të verërave.)