Elbasan, çelet panairi i biznesit në kuadër të festimeve dhe aktiviteteve për Ditën e Verës
Bashkia e Elbasanit ka ngritur siparin e aktiviteteve ne kuader te Dites se Veres. Kjo feste,tradite e ketij qyteti ka nisur me çeljen per te 17 vitin rresht te panairit te biznesit, ku pjesmarres kane qene 50 subjekte mes tyre edhe ato të mberritur nga Kosova e Maqedonia.Qazim Sejdini, kryetari i Bashkise Elbasan e ka konsideruar kete panair jo vetem nje ekspozite produktesh, por edhe nje mundesi bashkepunimi mes bizneseve si nje faktor i rendesishem i ekonomise.Qyteti i Elbasanit pritet qe ne daten 14 mars, te prese me mijera qytetare edhe nga zonat e tjera ku natyrisht nuk do te mungojne as personalitetet me te larta ne vend.Dita e Veres eshte nje feste e lashte pagane, e cila sinjalizon largimin e dimrit dhe mberritjen e stines se bukur te pranveres.Karakteristike dhe simbol i kesaj feste te veçante jane ballokumet, te cilat pergatiten me aq dashuri nga amvisat e qytetit te Elbasanit, që jane te njohura ne te gjithe Shqiperine.