Promovohet libri "Ashti i Kombi", Haklaj: Vlerat e çmuara te trojeve tona vinë bashkë

Shqetësimi për një demokraci sa më të arrirë dhe çeshtja kombetare janë vazhdimësia që sjell për lexuesit politikani dhe njëkohesisht artisti Azgan Haklaj.Libri i tij "Ashti i Kombit", ku prezantohen analiza, komente,opinione e deklarata që i vertiten gjithnjë e më tepër çeshtjes kombetare, është promovuar në Shengjin me pranine e personaliteteve të shumta mbareshqiptare, si ish-Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj, deputetë, Princ Leka, pushtetar vendore të Kosoves e Maqedonisë, shkrimtarë e dashamirës të librit.Për promovimin e këtij libri është zgjedhur një datë dhe një vend i veçante, pasi i dedikohet perkujtimit te ditelindjes se pishtarit të demokracise Azem Hajdari dhe vendoset në trekëndëshin Shengjin, Ulqin Gjakovë.Autori, Azgan Haklaj, shprehet se është përpjekur të mbledhe së bashku vlerat me të çmuara të gjithë trojeve shqiptare.Në librin "Ashti i Kombit", lexuesi do të gjejë komente të politikanëve të shumtë për Shqipërine dhe shqiptaret, analizen e hollesishme të një identiteti të pacopetuar dhe përpjekjet e vazhdueshme në përcjelljen e imazhit më të mirë për çdo shqiptar.)