"Rama po imiton Berishën për statusin", Bello: Fajëson BE për dështimin në dhjetor
Edi Rama nuk duhet të ndjekë rrugën e Sali Berishës duke fajësuar qarqe brenda vendeve të Unionit për refuzimin e statusit të kandidatit.Qëndrimi vjen nga ish-deputeti i PS-së, Marko Bello, i cili thotë se në vend të justifikimeve, qeveria duhet të punojë në përmbushjen e reformave.Arrogancë, e konsideron vendimin e Edi Ramës për të mos zhvilluar zgjedhje per kreun e PS-së, edhe pse mandati i ka përfunduar që në shtator.Me krijimin e qeverisë, kryesocialisti Edi Rama la jashtë ata që cilësohen Senatorë të PS-së, vendim që sipas Bello-s, partisë mund ti kushtojë shtrenjtë.Marko Bello është një nga figurat më të njohura të PS-së, dikur pjese e 'Lëvizjes për Mendim Ndryshe' në zgjedhjet e fundit u la jashtë listave për deputet në radhën e të majtëve.)