Gazi kthen hijet e terrorizmit në SHBA, shemben ndërtesat, dy të vdekur

Rrjedhja e gazit në dy ndërtesa në Manhatan të New Yorkut ka kthyer frikën e sulmeve terroriste në SHBA. Shpërthimi ka ndodhur në orën 09:00 me orën lokale të New York-ut.Fillimisht u raportua vetëm për të plagosur, por më vonë u bë e ditur se 2 persona humbën jetën nga shpërthimi dhe 18 të tjerë janë plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë. Dyshohet se shkak i shpërthimit në dy ndërtesat pesëkatëshe ka qenë rrjedhja e gazit.Kreu i Bashkisë së New Jorkut, De Blasio, ka deklaruar se tragjedia ndodhi shumë shpejt, duke mos lënë kohë që të shpëtoheshin jetët e dy personave. Dëshmitarët në vendin ku ndodhi ngjarja thanë se kishin dëgjuar shpërthime të forta dhe se panë të dilnin nga ndërtesat persona që kishin marrë plagë të rënda djegie, por edhe dëmtime nga shembja e ndërtesave.Ndërkaq kjo situatë shkaktoi dhe bllokimin e metrosë që kalonte pranë ndërtesave që u rrënuan.Qindra forca policore mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit u aktivizuan në nivelin më të lartë të alarmit.Kur u mësua ngjarja pati dyshime se bëhej fjalë për akt terrorist, por gjithçka u sqarua më vonë.)