Xhamia “xhihadiste” po legalizohej, Kreu i Kulteve: Lejen e jep Komuniteti

Zbulimi i një celule xhihadiste në një xhami resort vetëm pak metra larg qëndrës së Tiranës ka ngritur pikëpyetje të forta sesi feja mund të keqpërdoret, apo sesi mund të ndërtosh një objekt kulti e brënda saj të vetëshpallesh shërbetor i perendisë.Ilir Hoxholli ka pak muaj në krye të Komitetit të Kulteve, por në një intervistë për Ora News ka dhënë disa detaje sesi mund të ndërtosh një xhami.“Ato ndërtohen në formën e donatorëve, donacioneve të ndryshme, të cilat kalojnë nëpërmjet Komunitetit Mysliman, i cili shikon se ku mund të jenë nevojat për tu ndërtuar një xhami tek zona të ndryshme për besimtarët, që nuk mund të kenë xhami diku afër për të prezantuar në faljet e tyre. Pas ndërtimit, objekti i dorëzohet Komunitetit Mysliman, që më pas emëron Imamët dhe merr në mirëmbajtje xhaminë dhe fillon dhe kontrollon situatën brenda tyre dhe besimtarëve” tha ai.Por pasi të kesh ndërtuar xhaminë, si mund të gradohesh Imami?“Imamët emërohen nga Komuniteti Mysliman, normalisht duhet të kenë arsimin përkatës, pjesë e arsimit teologjik. Emërohen direkt nga Komuniteti Mysliman, njihen prej tyre. Dhe çdo imam që njihet nga Komuniteti Mysliman, ky i fundit merr dhe përgjegjësinë e vet institucionale ndaj asaj xhamie dhe Imamit”deklaroi Hoxholli.Të martën, pas një një hetimi të prokurorisë së krimeve të rënda me mbështetjen e policisë së shtetit u arrestuan 7 persona si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri.Kjo ngjarje që ngjalli debate të forta tek besimtarët e këtij komuniteti, por jo vetëm. Komuniteti mysliman në reagimin e tij tha se këta imamë janë vetëshpallur.Ndërsa Komiteti i Kulteve, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo çështje nuk mund të komentonte gjatë mbi këtë ngjarje, por tha se fenomene të kësaj natyre nuk lëkundin besimin që ka një myliman për fenë e tij.)