Mediu në Katar: Shqipëria po adapton legjislacionin mjedisor evropian
Shqipëria po përafron të gjithë legjislacionin mjedisor me standartete e Bashkimit Europian, e në mënyrë të vecantë legjilsacionin që lidhet me ndryshimet klimatike. Kështu është shprehur ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjatë punimeve të segmentit të nivelit të lartë që po mbahet në Doha të Katarit.Ministri Mediu nënvizoi se rruga e zhvillimit mjedisor në Shqipëri është e lidhur ngushtësisht me reduktimin e emetimeve. Ky priroritet i punës së Ministrisë së Mjedisit, është krejtësisht në përputhje dhe vjen pas adaptimit që Shqipëria është duke i bërë legjislacionit mjedisor evropian.Gjatë fjalës së tij, ministri Mediu nënvizioi edhe bashkëpunimet e ngushta rajonale që janë duke zhvilluar vendet e Ballkanit, (takimi i 20 shtatorit me Malin e Zi, Cekinë, Kosovën dhe Turqinë) për hartimin e një axhende dhe planveprimi të përbashkët në përballjen me ndryshimet klimatike.Gjatë kësaj konference, e cila është eventi më i rëndësishëm përsa i përket çështjes së ndryshimeve klimatike, vendet anëtare të Protokollit të Kiotos, ku bën pjesë edhe Shqipëria, shqyrtuan (i) përfundimet e punës të Grupit të Punës Ad Hoc mbi Angazhimet e Mëtejshme për Vendet e Aneksit të Protokollit të Kiotos, (ii) amendimet e Aneksit B të Protokollit të Kiotos, për të pasqyruar kufizimin e emetimeve të Palëve dhe angazhimet për reduktimin e tyre për periudhën e dytë të angazhimit, si dhe (iii) amendimet e tjera që kanë të bëjnë me Protokollin e Kiotos.