Rama në ditën e të rinjve: Ëndrra e dhjetoristëve e pa realizuar
Kreu i PS ka shfrytëzuar “Ditën Kombëtare të Rinisë” për të ftuar të rinjtë të bëhen pjesmarrës aktivë në politikë për të arritur ndryshimin e madh.Duke hedhur një paralelizëm me dhjetorin ’90, Rama u tha të rinjve “se sot sjemi më në ato kushte, sot hedhja e një hapi për të shkuar në një rrugë të përbashkët është domosdoshmëri, sot më shumë se atëherë është e qartë se nga hedhja e një hapi të mëtejshëm duke u përfshirë në politikë është një investim i sigurtë për të nesërmen, që ska në vete rrezikun e të panjohurës që kishte 22 vjet më parë, ku gjithsecili duhet të kuptojë se ska mundësi për një jetë të gjithsecilit më vete nëse rruga është me gropa dhe pasigurt”.Në aktivitetin e organizuar nga FRESSH në kuadër të kësaj dite të shënuar, Kreu i selisë rozë vlerësoi se vlera e 8 dhjetorit të famshëm të ‘90 ka qenë dhe do jetë një ditë e tashmes për të folur për të ardhmen.Më tej Rama tha se ajo që ndodhi në ‘90 ishte reagimi i një gjenerate që refuzoi të jetuarit në atë botë dhe çeli dyert e kësaj bote që jetojmë sot.“Ka shumë cka që nuk mori trajtën e ëndrrave dhe shpresave të njerëzve në terësi, ajo që është e pakrahasueshme është që ndodhi një ndryshim i madh ku njerëzit morën mundësinë për të vendosur vetë, dhe kjo varet nga njerëzit sesa duan ti shfrytëzojnë këto mundësi. Me rëndësi ëhstë që njerëzit të bëhen bashkë, në këtë pikë jemi ne sot. Jemi në pikën ku gjithsecili duhet të kuptojë dhe të besojë që shumëcka nuk shkon mirë në jetën e tij” theksoi ai.Më tej aktiviteti është pasuar me një koncert festiv, ku performuan këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, si Elton Deda, Kamela Islami etj