Ambasada amerikane përshëndet zgjedhjen e Llallës: Të zgjidhë çështjen e 21 janarit
Mbyllja me sukses e gjyqit për ngjarjet e 21 janarit, ku mbetën të vdekur katër protestues, është kërkesa që drejton ndaj Prokurorit të Përgjithshëm të sapozgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë.Teksa e ka uruar Adriatik Llallën për emërimin në postin e Kryeprokurorit, Ambasada e SHBA-së ka garantuar mbështetjen e tij në sfidat kryesore me të cilat do të përballet kreu i ri i akuzës.“Mbështesim përpjekjet e tij në luftën kundër krimit të organizuar. Do mbështesim përpjekjet e tij në luftën kundër korrupsionit. Presim nje partneritet konstruktiv me prokurorin e ri, si me Ina Ramën. Llalla duhet të mbyllë me sukses gjyqin për çeshtjen e 21 janarit” thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga Ambasada amerikane në Shqipëri.Parlamenti zgjodhi sot Adriatik Llallën si Kryeprokuror me 75 vota pro dhe 54 abstenim. Kryeprokurori i ri nuk ka marrë votën e deputeti Tom Doshi, i cili më parë ishte shprehur se do të votonte, por ndërkohë ka marrë mbështetjen e Gazmend Oketës,Vangjel Dules dhe Kastriot Islamit.