Dita Kombëtare e Rinisë, të rinjtë e FRD: Berisha denigroi ëndrrën e brezit të dhjetorit ‘90
Shënohet sot 22 vjetori i lëvizjes studentore te 10 dhjetorit 1990, e cila i hapi rrugen shembjes se komunizmit dhe vendosjes se pluralizmit ne vend.Në këtë ditë të shënuar të studentëve të dhjetorit, të rinjtë e FRD ndërsa kanë nderuar kontributin e këtij brezi dhe të pishtarit të demokracisë Azem Hajdari i kanë kërkuar numrit një të PD-së, njëherësh kryeministër i vendit Sali Berisha tu kërkojë falje publike brezit të dhjetorit ’90 që denigroi dhe nëpërkëmbi ëndrrën dhe shpresat e tyre për një Shqipëri europiane.Në një deklaratë për mediat të rinjtë e FRD thanë se Shqipëria pas 22 vitesh të përmbysjes së regjimit komunist vjen me një bilanc zhgënjimi për studentët e dhjetorit, pa status të vendit kandidat në BE, pa një rrotacion elitar, me të rinjë të papunë dhe me një rekord korrupsioni në shkallë botërore.Sipas tyre vendi ky vend sështë tjetër vecse një pashallëk i Berishës dhe Ramës. Pas deklaratës, grupi i t rinjve të FRD-së vendosi një kurorë me lule tek busti i Azem Hajdarit, në shenjë respekti për të gjithë ëndrrat studentore të viteve ’90.