Festohet 15-vjetori i gazetës “55”, Berisha: Kampione e dekomunistizimit në shtypin e Lindjes
Gazeta "55", e cila pa dritën e botimit më 17 tetor të vitit 1997, feston me krijuesin, ideatorin dhe të gjithë mbështetësit e saj 15 vjetorin. Në homazh të viktimave të komunizmit, u themelua duke i bërë ballë 136 padive gjyqësore, ku vazhdon kontribuimin e saj në shtypin shqiptar.Personalitetet kryesore të shtetit, presidenti Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetari bashkisë Lulzim Basha, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ambasadorët Ettore Sequi, Eugen Wollfarth dhe Aleksander Arvizu , si edhe personalitetet të biznesit dhe medias, ishin pjesë e festimit të gazetës "55".Farih Balliu krijuesi i kësaj gazete, u përshëndet nga kryeministri Berisha, i cili e vlerësoi gazetën e përditshme si avokate të interesit kombëtar shqiptar. Gjithashtu edhe ambasadori i SHBA-së Arvizu, e përgëzoi publicistin Balliu dhe përcolli mesazhet më të mira nga shteti amerikan.Pjesë e cermonisë së përvjetorit të 15-të ishte edhe prezantimi i dokumentarit për Gazetën "55", e cila i ka mbijetuar tregut të shtypit shqiptarë së bashku me shtëpinë botuese me të njëtën emër, duke pasqyruar dhe investiguar në këndështrimin e saj, problemet e shoqërisë tonë.