Votohet Prokurori i Përgjithshëm, Tom Doshi mungon në votim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2012, 10:15
Kryeprokurori i ri i Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme do të jetë Adriatik Llalla.Tashmë dekretimi i Presidentit ka marrë edhe vulën e parlamentit shqiptar, ku Llalla ka marrë 75 vota pro dhe 54 abstenim.Kryeprokurori i ri nuk ka marrë votën e deputeti Tom Doshi, i cili më parë ishte shprehur se do të votonte pro ndërkohë që ka marrë mbështetjen e Gazmend Oketës,Vangjel Dules dhe Kastriot Islamit.Në seancën parlamentare u votua gjithashtu edhe shtyrja e afatit të komisionit, i cili do të hetojë ngjarjen e 21 janarit me 72 vota,ndërsa opozita e ka kundërshtuar këtë akt, duke u braktisur edhe Kuvendin.