"Apologjia e vërtetë e Sokratit", në Gjenevë pa fonde

Sokrati ka qënë motivi për të shkuar në disa skena të botës. Nën interpretimin mitik të Mirush Kabashit, shfaqja "Apologjia e vërtetë e Sokratit", është interpretuar për herë të parë në sallën plenare të OKB-së, në Gjenevë të Zvicrës.Kjo iniciativë e 2 tetorit edhe pse në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, nuk ju mundësuan fondet përkatëse. Aktori i mirënjohur Kabashi kërkoi mbështetjen e tij për evente të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për vepra të vlerësuara në skenat botërore.Ai ka shpalosur kuptimin kozmopolitan që përmban personazhi, duke ballafaquar gjendjen ekonomike dhe politike në mbarë botën. Në një paralelizëm me sallën e të Drejtave të Njeriut, qëllimi ishte të tregoheshin përgjegjësit aktual politik. Udhëheqësi artisik i kësaj shfaqje, Alfred Bualoti, shprehu në konferencë përgëzimet ndaj realizimit të shfaqes.Ky eveniment ndodhur përpara qindra dipolmatëve ka si qëllim përhapjen e këtij segmenti të kulturës shqiptare.