"Bashkëjetesë me Kohën", Teodor Laço sjell periudhën 1996-2006

"Bashkëjetesë me Kohën"sjell për herë të parë dëshminë e një personi që ka qenë vetë deshmitar i viteve 1996-2006 për një periudhe 10 vjecare, ku historia ka qenë aq e cuditëshme dhe me ngjarje të paparishikueshme.Bëhet fjalë pikërisht për librin më të ri të sjellë nga shkrimtari i mirënjohur, Teodor Laco, të promovuar në Ambjentet e Ministrisë së Kulturës, ku ndër të tjerë në këtë promovim ka nderuar edhe ambasadori i BE ne Shqipëri, Ettore Sequi.Në fjalën e tij shkrimtari Teodor Laco tha se ky libër kërkon një ekuilibër mendor dhe shpirtëror.Shkrimtarë dhe kolegë te shumte kanë vlerësuar veprën e Lacos për dëshmitë dhe origjinalitetin që mbart si edhe për trajtesën e periudhës që ben.Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë.Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhe të tjera.