Varrezat e Vlorës nuk kanë më vend ?! Sinani: Hapësirat janë në dispozicion edhe për dy muaj

Hapesira e varrezave ne qytetin e Vlores po zvogelohet nga dita ne dite, duke u kthyer ne nje alarm te vertete.Administratori i ndermarjes qe ka ne varesi dhe kujdeset per varrezat e qytetit, Nuredin Sinani, shprehet se tokat private jane ne varesi te komunes Qender dhe eshte detyre e qarkut te Vlores te kishte nisur shpronesimet.Ne qytetin e Vlores mesatarish kryhen 60 varrime nga ky institucion dhe bazuar ne statistikat ne dispozicion te organeve kompetente jane vetem dy muaj kohe per te ndryshuar situaten pasi hapesirat e lira jane drejt fundit.Pavaresisht shkresave zyrtare te derguara nga ky sherbim drejt Keshillit te qarkut ende nuk eshte dhene asnje zgjidhje konkrete, pavaresisht se kjo eshte nje çeshtje per te cilen duhet nderhyre ne menyre te menjehershme.