Inis Gjoni "nxjerr" gratë nga burgu, të dënuarat ndjekin në liri "10 vjet martesë"

"10 vjet martesë", shfaqja me regji të Inis Gjonit kishte këtë të mërkurë një publik të veçantë, atë të grave të cilët vuajnë dënimin në burgje.40 prej tyre duartokitën aktorët e mirënjohur Genci Fuga dhe Eni Jani, ndërsa kaluan 90 minuta ndryshe, duke u shkëputur ga rutina e tyre e përditshme pas hekurave të burgjeve.Gjithashtu kjo ardhje si publik në teatër ishte si një dhuartë simbolike për to në prag të ditës së 8 marsit. Regjisorja, Inis Gjoni, tha se bashkëpunimi me Drejtorinë e burgjeve në këtë rast është për tu vlerësuar.“10 vjet martesë”, për shkak të kërkesave të dashamirëve të teatrit, bëri që ritkhehet sërish në skenën e Teatrit Kombëtar.