Halimi: Vendimi i sotëm i gjykatës Kushtetuese për INUK, vendim drejtësie
Ish-Ministri i Drejtësisë dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Eduard Halimi, ka përshëndetur vendimin e gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e aktit normativ të qeverisë për kompetencat e INUK. Në një reagim në rrjetin social facebook, Halimi deklaron se Gjykata Kushtetuese dha sot nje vendim drejtesie, duke i bere te qarte Kryeministrit dhe qeverise se tij se askush nuk mund te dale mbi ligjin dhe mbi gjykatat.“Sot Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin per aktin e qeverise te 30 shtatorit 2013 per te prishur pronat e shqiptareve, pa leje po e po, por edhe ato me leje, duke e cilesuar si nje akt ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e vendit. Ky akt u shpall teresisht si akt qe vjen ne kundeshtim me Kushtetuten, qe diten qe eshte firmosur nga Kryeministri pra ne 30 shtator, qe vjen ne kundershtim flagrant me parimet baze te shtetit te se drejtes, ku e drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se shtetit. Gjykata Kushtetuese sot dha nje vendim drejtesie, duke i bere te qarte kryeministrit dhe qeverise se tij se askush nuk mund te dale mbi ligjin dhe mbi gjykatat. Se pronat e ligjshme te shqiptareve nuk mund te shemben pa nje proces te rregullt ligjor, se as kryeministri, as ministrat dhe as kryeinpektoret nuk mund te rrafshojne djersen dhe gjakun e qytetareve shqiptare, me tritol, arrogance, arbitraritet dhe harbuteri.Vendimi i sotem nuk eshte vetem nje vendim kunder qeverise se tritolit por eshte nje fitore e Kushtetutes ne vend, fitore e Konventes Europiane te Drejtave te Njeriut, dhe i bashkohet me dhjetra vendimeve te Gjykates se Strasburgut ne mbrojtje te te drejtave te individit dhe te drejtes me themelore, ate te prones” thekson Halimi.Nenkryetari i kuvendorëve demokratë shprehet më tej, se rrezimi i ketij akti eshte nje prove ne kohe te veshtira per shtetin e se drejtes, qe i rikthen shpresen te gjithe atyre familjeve qe u bene viktime e tritolit te qeverise, te tritolit dhe fadromave te kryeministrit dhe ministrave te tij.“Rrezimi i ketij akti eshte nje prove ne kohe te veshtira per shtetin e se drejtes, qe i rikthen shpresen te gjithe atyre familjeve qe u bene viktime e tritolit te qeverise, te tritolit dhe fadromave te kryeministrit dhe ministrave te tij, per nje kompesim te drejte sipas parimeve dhe standarteve te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Vendimi i sotem i Gjykates Kushtetuese, eshte nje Vendim drejtesie, qe respekton para se gjithash dhe mbi te gjitha, sovranin, qytetaret, te drejtat e tyre kushtetuese dhe si i tille duhet respektuar NGA TE GJITHE” shprehet ai.Gjykata Kushtetuese shpalli sot si të papapajtueshme me Kushtetuten aktin normativ qe unifikonte kompetencat e INUK në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor, duke i dhene kompetence per te prishur ndertimet me dhe pa leje.