Qeveria fal gjobat për bizneset nga 1 marsi deri në gusht të 2013-ës

Qeveria vendosë të falë dënimet administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të periudhës 1 Mars deri në 31 Gusht, 2013.Ndërsa ka bërë publike vendimin e Këshillit të Ministrave, Ministri e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes theksoi se  tashnë po merr fund kapitulli i turpshëm ku gjobat përdoreshin si instrument i presionit politik.Deklarata e plotëSot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare ka kaluar projekt-ligjin “Për faljen e Dënimeve Administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të periudhës 1 Mars deri në 31 Gusht, 2013.”Me anë të këtij projektligji do të anulohen të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës në fjalë, pra periudhës para-elektorale dhe elektorale, kur gjobat përdoreshin si ndëshkim për të pabindurit – dhe ato të abuzimit masiv në periudhën pas elektorale.Ky vendim i Këshillit të Ministrave është një hap tejet i rëndësishëm përpara në marrëdhënien qeveri – biznes. Ndërsa deri dje gjobat përdoreshin si instrument i presionit politik, apo për të mbushur arkat e zbrazura nga keq-menaxhimi, ky kapitull i turpshëm i marrëdhënies shtet-biznes nuk ndodh më. Ashtu siç kishim premtuar, ne po e shpëtojmë biznesin nga të gjitha ndëshkimet dhe presionet parazgjedhore, pasi në themel të marrëdhënies së re ne vendosim besimin.Përveçse heq një padrejtësi të madhe, kjo masë është një vazhdim i projektit madhor të qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit.Është abuzuar shumë me gjobat, por kjo nuk ka për tu përsëritur më. Koha kur qeveria kishte si zë të tretë të të ardhurave gjobat nuk ka për të ardhur më.Ky është një hap tjetër në kthesën e madhe ekonomike të Shqipërisë, të ndryshimit të modelit ekonomik dhe të çlirimit të potencialit ekonomik.  Ky vendim vazhdon trendin pozitiv për ekonominë, që këto ditë është treguar nga marrëveshja e arritur me FMN për programin dhe rritja e ndjeshme e të ardhurave për administratën tatimore dhe doganore.Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky është një moment kyç për fatin ekonomik të vendit.Kemi premtuar se do ta ndryshojmë për mirë klimën e biznesit dhe se do ti ngremë marrëdhëniet me sipërmarrjen në një nivel tjetër. Sot qeveria e mbajti këtë premtim.Vendimi është një tjetër hap në drejtimin e duhur, një premtim i mbajtur dhe një provë e angazhimit tonë afatgjatë në gjithë përpjekjen për të krijuar një rritje të stabilizuar, të qëndrueshme dhe në gjithë potencialin e saj të ekonomisë së vendit.