Ndryshojnë koefiçientët e maturës, MASH: Do të merret në konsideratë dhe mesatarja
Universitetet kanë propozuar korrigjim dhe ndryshim të kofiçentëve të maturës shtetërore për shkak të masivimit të tyre me studentë.Në këtë mënyrë insitucionet e larta të arsimit vendosin një prag për të ulur në auditore studentë që nuk e meritojnë të ndjekin programet e këtij universiteti. Nora Malaj, zv. Ministrja e Arsimit dhe Arben Fagu japin detajet mbi ndryshimet e maturës shtetërore.Mesatarja e shkollës së mesme dhe e provimeve të detyruara do të merret parasysh. Tashmë nuk do të zërë 20% të vlerësimit të mëparshëm, por 26%.Përtej vendosjes së zhurmuesve për valët e celularëve për të shmangur kopjet nga maturantët, Ministria e Arsimit thotë se është më e vështirë të kopjohet, sepse teza nuk do të publikohet më parë, ndërsa administratorët që do të monitorojnë klasat gjatë provimit do të jenë nga e gjithë Shqipëria, si psh në Tiranë mësuesit e Durrësit, në Durrës mësuesit e Shkodrës.Ndërsa teknikisht, autoritetet e Ministrisë thanë se nuk do të kenë më problem me serverin për shkak të mbingarkesës, ndërsa plotësimi i të dhënave do të bëhet nga qëndra të përcaktuar nga Drejtoritë arsimore apo shkollat.