Lume droge drejt shtetit helen, sekuestrohen 310 kg marijuanë, vinte nga Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2014, 15:01
Policia greke ka sekuestruar brenda pak orëve 310 kg drogë që vinte nga Shqipëria. Në Artë policia greke arrestoi një 24–vjeçar nga Shqipëria, i cili ishte paguar për transportimin e 213 kilogramë me automjetin e tij drejt Athinës. Makina që drejtohej nga 24-vjeçari shqiptar vinte nga kufiri Gjirokastër-Janinë.Ndërkaq policia helene në një tjetër operacion ka sekuestruar 97 kg kanabis në një furgon,e cila ishte e ndarë në 90 pako. Lënda narkotike u kap në aksin Athinë-Evzonon, ndërsa policia ka mundur të arrestojë një 37-vjeçar, pasagjer në furgon, pasi vetë drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari shqiptar ka mundur ti shpëtojë policisë, duke u arratisur.