Lumenj droge nga Shqipëria e Spanja, policia italiane shkatërron klanin e drogës, 29 arrestime
Policia italiane ka finalizuar një superoperacion antidrogë, ku në dy operacione të ndara ka shkatërruar 2 rrjete italo-shqiptare, që organizonin trafikun dhe shpërndarjen e drogës, ndërsa u ekzekutuan dhjetëra urdhër-arreste për të akuzuarit si trafikantë heroine dhe kokaine.Në operacionin e parë të koduar “Tuning”, u kapën 7 shqiptarë në Savona. Hetimet kanë nisur në prill 2013, ku janë identifikuar shqiptarët për përndarje droge si heroinë dhe kokainës.Kështu, është çmontuar një rrjet që në trafikun total të drogës arrinte të kapte fitime prej 250 mijë eurosh në tre muaj. Droga, kryesisht heroinë, shitej në sheshin e Savonës.
Në pranga ranë shqiptari Armand Cyrbja, 25 vjeç, menaxher në një stacion shërbimi, Pilium Frashnishta, 25-vjeçari tjetër shqiptar, i cili është aktualisht në burg, Drilon Leci, 32-vjeçari shqiptar me banim në Savona, i cili aktualisht është në arrest shtëpie, Albjan Milushi, 26 vjeç, Olent Remziu, 24-vjeçar dhe Saimir Sulati 36 vjeç, rojtar pylli.Ndërkaq, në operacionin tjetër të koduar “Froth” u shkatërrua një rrjet kriminal që mundësonte dërgesat e drogës të llojit kokainë nga Shqipëria dhe Spanja për një Leçe të Italisë. Shqiptarët e vetëm të arrestuar në këtë aksion janë vëllezërin Andi dhe Dhori Tole 23-vjeç ndërsa policia arrestoi edhe 28 italianë, si të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Në Leçe, organizata kriminale kryesohej nga David Vadacca, 33 vjeç, i cili përfundoi në pranga së bashku me anëtarët e tjerë të dyshuar të klanit që vepron në Salento në Puglia. Disa nga anëtarët italianë të rrjetit kishin nofka si “Toto”, “Xhaxhai”, “Halla”, etj, teksa nga përllogaritjet paraprake mësohet se kanë trafikuar nga Shqipëria me dhjetëra kilogramë kokainë.