Bozdo: Tirana qyteti i parë në Shqipëri që anëtarësohet në fushatën ndërkombëtare
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rreziqeve ndaj Fatkeqësive kanë organizuar sot një tryezë në lidhje me anëtarësimin e Bashkisë së Tiranës në fushatën ndërkombëtare “Ti bëjmë qytetet të sigurta-Qyteti im përgatitet”.Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo në fjalën e tij tha se: “Ndihem i nderuar, që sëbashku me 1.600 qytetet e tjera pjesëmarrëse në këtë iniciative prestigjioze të dizenjuar për qeveritë vendore në fushën e sigurisë dhe emergjencave civile, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që i bashkohet kësaj fushate ndërkombëtare sensibilizuese të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Fatkeqësive, ndaj me lejoni të falënderoj në veçanti UNISDR dhe përfaqësuesin e saj të pranishëm në aktivitetin tonë sot, z. Demetrio Innocenti, për mbështetjen e dhënë kryeqytetit të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Gjithashtu falënderoj për bashkëpunimin, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme dhe për kontributin e dhënë prej një viti për anëtarësimin e qytetit të Tiranës në këtë fushatë ndërkombëtare. Me kënaqësi dua t’ju them se anëtarësimi në këtë fushatë globale është kurorëzimi i përpjekjeve tona të mëparshme për të bërë Tiranën qytet më të sigurt dhe më të qëndrueshëm për qytetarët e saj. Bashkia e Tiranës është e angazhuar të punojë për të përballuar më me efikasiteti fatkeqësinë eventuale natyrore si dhe ato të shkaktuara nga ndërhyrja e njeriut, si dhe për të ngritur një sistem gjithnjë e më ripërtëritës ndaj pasojave të tyre.”Bashkia e Tiranës ka nisur sot një partneritet serioz dhe strategjik me Kombet e Bashkuar . Bashkia është e vendosur të realizojë masat e parashikuara në programin e kësaj fushata, pra 10 elementëve të domosdoshëm për t’i bërë qytetet e sigurta, të cilat rrjedhin nga Plani i Masave të Hyogos 2005-2015 “Ndërtimi i rezistencës së Kombeve dhe Komuniteteve ndaj fatkeqësive.“Përfitimet tona, pas këtij anëtarësimi, janë:-Shpëtimi i jetëve dhe mënyrave të jetesës nëpërmjet planifikimit dhe përgatitjes së nevojshme.-Planifikimi më i mirë për një urbanizim me të qëndrueshme, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve (komuniteti, biznesi, universitetet, etj). Ndihma për mbrojtjen e burimeve natyrore, trashëgimisë urbane dhe aktivitetin ekonomik.-Demostrimit të lidershipit (Kryetarit të Bashkisë) dhe punës së bërë për një qytet sa më të sigurt.-Rritja e vizibilitetit dhe prestigjit për drejtimin politikë dhe inovacionin.-Pjesëmarrja në aktivitet e fushës se emergjencave civile si pjesë e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit si dhe mediatizimi i anëtarësimit të Tiranës në këtë fushatë.-Reduktimi i fatkeqësive të mundshme dhe i pasojave të tyre do të thotë jetë më e sigurt për qytetarin e Tiranës, pronë me e konsoliduar për gjithsecilin nga ne, si dhe kushte më të mira dhe nxitëse të bizneseve në territorin e bashkisë tonë e më gjerë.-Kjo fushatë do të mundësojë të mësojmë nga qytet të tjera të botës, të cilët kanë përqafuar këtë nismë, por edhe të kontribuojmë me eksperiencën dhe arritjet tona.”-u shpreh nënkryetari i Bashkisë Tiranë, zoti Bozdo.Më tej Bozdo theksoi se: “Qyteti i Tiranës është i ekspozuar ndaj një sërë fenomenesh, si përmbytjet, tërmetet, zjarret, epidemitë, ndotja e mjedisit, etj. Më lejoni t’ju kujto se vetëm disa muaj më parë në periferi të saj, 700 familje të Tiranës u përmbytën, me këtë rast dua të përgëzoj të gjithë stafin e Bashkisë së Tiranës ,ndërhyrjen e menjëhershme për ndihmën e mrekullueshme që i ofruan këtyre familjeve.Sidoqoftë, për shkak të ndërhyrjes së njeriut, për shkak të ndryshimeve klimaterike, prekshmëria dhe mënyra se si këto fenomene po ndikojnë është gjithnjë e në rritje, kjo edhe për shkak të densiteti të lartë të popullsisë, disa zonave ende informale me ndërtime “jo-mirë të programuara”, ndërtesave, oxhaqeve dhe objekteve të vjetra të degraduara, pjesë të pa –rehabilituara të infrastrukturës, trafikut të dendur e nganjëherë edhe i bllokuar etj. Përballja me sukses me situatat e sipërpërmendura arrihet duke garantuar programe bashkëkohore të zhvillimit urban. Këto programe do të synojnë plane hapësinore të mira e të qëndrueshme, shërbime të emergjencës më të forta, menaxhimi bashkëkohorë të ujit dhe mbetjeve urbane, kushte për një trafik më të çliruar nëpërmjet përmirësimit të rrjetit rrugor dhe nxitjes së transportit publik masiv. Qyteti i Tiranës prej një kohë shumë të gjatë ka tashmë planin rregullues dhe Bashkia e Tiranës është duke u marrë në mënyrë të veçantë, duke u fokusuar në të gjitha sfidat që qyteti i Tiranës si metropol ka përpara vetës. Menaxhimi i transportit publik , menaxhimi i mbetjeve, rritja e hapësirave të gjelbërta, planifikimi urban i domosdoshëm, ky për të shmangur në maksimum të gjitha rreziqet që vinë qoftë nga fenomene natyrore, qoftë nga ndërhyrjet e mëparshme, nga ndërhyrjet e njeriut në territor dhe mënyra jo e respektuar, nëse mund ta them kështu, të trajtimit të territorit në të gjithë historikun e këtij qyteti. Sigurisht, na bën ne kjo, jo vetëm të ndihemi mirë, jo vetëm të jemi krenarë, por nga ana tjetër të jemi të vëmendshëm ndaj rreziqeve që ky qytet sot, nesër apo më vonë do të përballet. Emergjencat civile do të jenë atje, por e rëndësishme është se Bashkia dhe prandaj po anëtarësohemi sot në këtë nisëm që të ketë të gjitha instrumentet dhe planifikimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm për t’i bërë ballë edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, në mënyrë më të mundshme rreziqeve që vijnë nga emergjencat civile.Edhe njëherë do të doja të theksoja se kjo fushatë do të kontribuojë në rritjen e kapacitete për përballimin e emergjencave civile. Ky anëtarësim krijon mundësi për binjakëzimin dhe shkëmbimin e eksperiencave, përfitim ekspertize, krijimi i partneriteteve dhe bashkëpunim me qytetet e tjera anëtare. Sigurisht, duke pasur mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për emergjencat civile, besoj se ky është lajmi i mirë që ne sot i japim qytetarëve të Tiranës .Bashkia Tiranë bëhet subjekt financimi nga programe të ndryshme të UNISDR si dhe projekteve të ndryshme rajonale që do të prezantohen në kuadër të kësaj fushate, duke e bërë Tiranën më të sigurt, më të qëndrueshme. Qyteti ynë po përgatitet, duke ju falënderuar për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj ndaj kësaj nisme, veçanërisht drejtorit përfaqësues të zyrës UNISDR, z.Innocenti, institucioneve prezentë këtu, për mbështetjen që i kanë dhënë Bashkisë Tiranë, shpresoj dhe besoj që ky takim jo vetëm do të shënojë hapin tonë të parë në përqafimin e kësaj nisme, por do të jetë një takim i mirë pune për të shkëmbyer mendimet tona, dhe opinionet tona se si duke filluar që sot ne mund të planifikojmë më mirë emergjencat civile dhe rreziqet që na vijnë nga ndryshimet klimaterike dhe ato të natyrës. Ju faleminderit dhe punë të mbarë!”-përfundoi Bozdo.Në fund të takimit Innocenti i dorëzoi z.Bozdo certifikatën e anëtarësimit të Bashkisë Tiranë në Fushatën ndërkombëtare “Ti bëjmë qytetet të sigurta-Qyteti im po përgatitet.”