Kushtetuesja rrëzon sërish qeverinë, shfuqizohet akti normativ për "super" INUK-un
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar perseri qeverine, kete here duke shpallur si te papapajtueshme me Kushtetuten aktin normativ qe unifikonte kompetencat e INUK në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor, duke i dhene kompetence per te prishur ndertimet me dhe pa leje.“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me; Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Subjekte të Interesuara: Këshilli i Ministrave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Me objekt: "Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.932, datë 30.09.2013 "Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor". Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kerkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 05.03.2014. VENDOSI:- Pranimin e kërkesës;- Shfuqizimin si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.932, datë 30.09.2013 "Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor"” thuhet në njoftimin e gjykatës Kushtetuese.Vendimi u ankimua nga Partia Demokratike, ku argumentonte se akti normativ i qeverise ishte ne shkelje te hapur me parimet kushtetuese , konventen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe cenonte parimin e sigurise juridike, por dhe parimin e decentralizimit dhe ndarjes e balancimit të pushteteve.Gjithashtu demokratet pretenduan para trupes gjykuese Kushtetuese, se akti normativ i qeverise, per INUK cenon ne menyre arbitrare pa kurrëfarë kriteri kushtetues dhe ligjor, pronat e shqiptarëve të ndërtuara mbi bazën e një leje ndërtimi të lëshuara nga organet kompetente, apo pasuritë e tyre të legalizuara nga organi kompetent.Demokratet argumentonin gjithashtu se kompetenca që Kryeministri i Shqipërisë i ka dhënë vetes dhe vartësve të tij, i bën sot qytetarët të ndjehen të pasigurt në gëzimin e qetë të pronës së tyre.Kjo sipas tyre për faktin se një ditë, jashtë çdo standardi kushtetues dhe ligjor, njerëz të "veshur" me shpatën e paligjshme të Kryeministrit të radhës, mund t'i godasë ato.Mbi kete akt normativ qeveria ndermori nje fushate per prishjen e ndertimeve pa leje ne vend, duke e shtrire nga kryeqyteti drejt zonave bregdetare.Ky eshte vendimi i dyte i Gjykates Kushtetuese rrezon aktet normative te qeverise. Rreth nje muaj me pare u shpall si i papajtushem me Kushtetuten dhe akti normativ qe shtynte efektet e ligjit per nepunesin civil.