Panariti takime në Budapest, fton bizneset hungareze për investime në Shqipëri
Ministri i Bujqësisë, zhvillimit rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti po zhvillon një vizitë në Budapest, ku po merr pjesë në Forumin Global për Bujqësinë familjare.Në ditën e parë të qëndrimit të tij Ministri Panariti u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s Jose Graziano Da Silva i cili shprehu qartë angazhimin e tij për hapjen e një zyre rajonale të FAO-s në Shqipëri.Një tjetër takim Panariti e zhvilloi me Ministrin e Bujqësisë së Hungarisë Sandor Fazekas, me të cilin u ra dakord të forcohet bashkëpunimi në fushën e bujqësisë mes dy vendeve dhe të rritet shkembimi tregtar, gjë që do të materializohet sot dhe me firmosjen e një memorandumi mirekuptimi mes dy vendeve. Ministri Panairiti e ftoi ministrin Fazekas për një vizitë në Tiranë, i cili premtoi se do të vijë së bashku me një grup biznesnemësh hungarezë për të parë mundësitë për investime.Një tjetër takim Panariti e zhvilloi me Presidentin e Dhomes se Tregtisë së Ballkanit Perëndimor z. Attila Galambos me të cilin u diskutua mbi fushat ku mund të investohet në Shqipëri si dhe për mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta si Festivali i verës Shqipëri-Hungari. Galabos u shpreh se Shqipëria ka shumë produkte me të cilat duhet të krenohet dhe t’i eksportojë si vaji i ullirit, djathi, vera, etj