Biznesmeni u qëllua pas shpine Shkodër, Renato Gjoka në koma, asnjë i ndaluar

Renato Gjoka, 37-vjeçari i plagosur me arme zjarri nga persona te pa identifikuar ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Bluzat e bardha ne spitalin rajonal te Shkodres kane bere me dije se operacioni ka zgjatur rreth 7 ore dhe momentalisht ai ndodhet nen kujdesin intensiv te mjekeve ne repartin e Reanimacionit.Sipas policise, 37-vjeçari ka qene duke u kthyer ne shtepine e tij ne lagjen “Salo Halili” dhe kur eshte afruar ne hyrje te pallatit, ne momentin kur nena e tij i ka hapur deren ai eshte qelluar me arme pas shpine, ç'ka ka bere qe 37-vjeçari te bjere ne krahet e saj.Duket se atentatoret kane vezhguar mire levizjet e 37-vjeçarit teksa e kane percjelle deri ne hyrje te baneses, duke shfrytezuar edhe erresiren per te qelluar ne drejtim te tij.Sipas policise atenatoret kane perdorur arme te kalibrit te vogel, e cila nuk prodhon shume zhurme ne raste te tilla. Distanca prej ku eshte qelluar 37-vjeçari ka qene shume e afert, pasi sipas ekspertizes se policise kanë rezultuar edhe shenja baruti ne rrobat e te demtuarit.37-vjeçari sebashku me babain e tij kane nje ofiçine per riparimin e makinave si dhe nje karrotrec te cilin e leshonte me qera. Deri me tani nga policia nuk ka asnje piste zyrtare rreth arsyes se atentatit ndaj shtetasit Renato Gjoka, ndersa ne komisariat per tu marre ne pyetje jane shoqeruar disa persona.