Ulja e normës asnjë efekt, ekspertët: Kredia e FMN, pozitive por jo rilindje

Ulja e normës së interesit në minimumin historiK nuk ka dhënë asnjë efekt në kreditim. Ekspertët bien dakord se masat e marra nga Banka e Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë ndikim.Sipas, Zef Preçit, sistemi bankar në vend ka mungesë konkurence dhe shërbimet që ofrohen nuk janë në të mirë të qytetarëve.Eksperti, Arjan Kadareja, gjithashtu pranon se ulja e normës së interesit nuk ka dhënë efekt, por këtë gjë e lidh me faktin se në Shqipëri kreditë jepen kryesisht në monedhë të huaj, ndërkohë që norma e interesit ka vlere vetëm për kreditë në lekë.Ndërsa në lidhje me fondin e marrë nga FMN, Preçi shpjegon se është pozitiv, por jo një rilindje siç thotë qeveria.Po ashtu edhe eksperti, Arjan Kadareja, deklaron se marrja e fondit do ketë vlerë nëse ekonomia do të ketë rritje.