Bombat artizanale në treg, policia zbulon bazën e prodhimit në Lezhë
Pas zbulimit të një baze me eksploziv në Malësinë e Madhe, policia ka zbuluar sot edhe një punishte artizanale të prodhimit të bombave në Lezhë.Burime nga policia bëjnë me dije se punishtja është zbuluar në fshatin Balldre të Lezhës ndërsa në prangat e policisë ka rënë 47-vjeçari Ndrec Mandrea.Sipas policisë, Mandrea e kishte ngritur punishten në banesën e tij dhe vijojnte aktivitetin prej dy muajsh. 47-vjeçari i përgatiste bombat dhe ua shiste njerëze të ndryshëm.Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 5 kg nitrat amoni të përzier me karburant dhe 12 kapsolla detonatore elektrike e tela zjarrpërcjellës.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të cilët 47-vjeçari ua kishte shitur bombat e prodhuara në mënyrë artizanale.