Kreu i SHISH nuk "garanton" sekretin, dështon seanca, s'kishte çertifikatë

Me një shtyrje prej dy orësh, salla e Komisionit të sigurisë në Kuvend ka kyçur dyert në pritje të asaj që do të raportonte kryespiuni shqiptar, Visho Ajazi Lika. Në pamje të parë gjithçka dukej normale, edhe ardhja pa komente e shefit të SHISH në ambientet kuvendore.Por gjithçka përmbyset në pak minuta dhe seanca dëgjimore kthehet ne një situatë të paprecedentë. Njeriu që ka në dorë informacionet e shtetit të kombit nuk kishte dokumentin që garanton sigurinë e sekretit shtetëror.Deputeti i PS-së Piro Lutaj u shpreh për mediat se kreut të SHISH-it i kishte skaduar certifikata e sigurisë ndërsa hodhi dyshime se edhe ajo e mëparshmja është bërë në kundërshtim të ligjit."Problemi është se kryetari i SHISH-it sot është paraqitur në komision pa certifikatë sigurie. Certifikata e sigurisë ka kohë dhe ka afat dhe certifikata e personit konkret kishte skaduar. Ka një problem. Kreu i SHISH-it ka një veçori pasi nuk është qytetar i zakonshëm i shtetit shqiptar dhe ka një veçori me pajisjen me certifikatë sigurie. Ne dyshojmë se edhe pajisja me certifikatën e parë është bërë pa zbatuar ligjin dhe vendimin e qeverisë për pajisjen me certifikatë sigurie të funksionarëve të lartë të shtetit. Jemi në pritje. Vetë kreu i SHISH-it mori përsipër se do ta bëjë një gjë të tillë" tha Lutaj.I pyetur se sa do të zgjasë procedura për pajisjen me një certifikatë tjetër të kreut të SHISH-it, Lutaj tha: “Ne nuk merremi me procedura por me përgjegjësinë ligjore. Institucioni përgjegjës për këtë çështje na ka konfirmuar që Visho Ajazi është i papajisur me certifikatë për të qënë sot në mbledhje komisioni. Dhe kjo ishte dhe arsyeja që ne ndërpremë mbledhjen”.Noka: Akt qesharak i mazhorancësNdërsa deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka e cilësoi si një akt qesharak kërkesën e deputetëve të mazhorancës që kreu I SHISH të pajiset me një certifikatë të re sigurie."Ajo që pamë sot në mbledhjen e komisionit ishte një tentativë qesharake nga ana e deputetëve të mazhorancës për t`i bërë bisht të vërtetës që përban informacioni i përcjellë nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror. Ishte një akt i turpshëm për tu kapur pas një aspekti teknik  ndërkohë që dihet që institucione të tilla që bëjnë klasifikimin e  të gjithë personaliteteve kishte ngelur për një procedurë disa ditore për ripërsëritje. Ne jemi komision sigurie dhe kemi çështje shumë të rëndësishme për t`u marrë nuk merremi me përralla" tha Noka.Gjithsesi ajo që vlen të thuhet është se çeshtja është e mprehtë dhe serioze, pasi kreu i Shërbimit Sekret nuk raportoi për ato që ishte thirrur. Përgjimet e drejtuesve të policisë dhe çeshtjes së ngritur fort nga Ora News për emërimet pa kriter në kupolën e drejtuesve të Shërbimit Sekret Shqiptar.