"Kam shitur tritol në Tiranë e Shkodër",75-vjeçari: E kam marrë në depo që në '97

Kam shitur pjesë të arsenalit të lëndëve eksplozive, por vetëm per persona që më kanë kërkuar që të hapnin malin. Kallëpet e tritolit i kam të ruajtura që nga viti 1997, kohë kur i kam marrë nga një depo ushtarake në këtë zonë, pranë banesës sime. Sa herë kisha një porosi, përgatisja kallëpet e tritolit në bazë të kërkesës së porositësit". Kështu është shprehur para grupit hetimor gjatë marrjes në pyetje 75-vjeçari Tafë Balilaj, në banesën e të cilit policia gjeti një bazë armësh e municionesh luftarake, si dhe 240 kallëpe tritoli, por policia e Shkodrës për shkak të sekretit hetimor nuk jep ende emra se kujt i është shitur eksplozivi.Aktualisht Balilaj vijon te merret ne pyetje, per te zbuluar me shume detaje rreth aktivitetit te tij. Burime nga kjo drejtori bëjne me dije pas perfundimit te marrjes ne pyetje bashkeshortja dhe djali i 75-vjeçarit jane lene te lire nga ana e policise, pasi keta te fundit kane mohuar te kene gisht ne aktivitetin e Tafë Balilajt.Banesa ku policia gjeti kallepet e tritolit dhe arsenalin e armeve, ndodhet ne fshatin e larget Kurtaj, fshati me i thelle dhe i fundit i komunes Gruemire ne rrethin e Malesise se Madhe.Ne banesen e Tafe Balilaj u sekuestruan 238 kallepe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore si dhe 100 cope granata, 3 automatike. Por edhe pse Balilaj ka deklaruar se tritolin ju a shiste vetem personave qe i kerkonin per gurore, uniformat blu vijojne hetimet per te zbuluar lidhjet e tij me persona te tjere dhe nese ua ka shitur per ti perdorur ne rastet e fundit te ndodhura ne vend, ku jane shenuar nje seri shperthimesh me tritol.Gjate dy javeve te fundit i moshuari ka qene nen vezhgimin e policise dhe mesohet se jane vene re levizje te shpeshta te tij si ne drejtim te qytetit te Shkodres ashtu edhe per ne kryeqytet, ndersa pritet qe te zbulohet se kush kane qene porositesit e tritolit.Lenden eksplozive policia e zbuloi ne nje kasolle prane baneses se te moshuarit. Dyshimet qe çuan ne nisjen e hetimeve ka qene nje rezervuar peshku, qe 75-vjeçari kishte ne oborrin e baneses se tij, ndertimi i te cilit kerkon nje investim me nje shume te madhe parash, gje qe duket e pamundur ne kushtet ne te cilat jeton i moshuari, ndersa pjestaret e familjes nuk jane te punesuar, pervec nje djali qe eshte emigrant ne Angli.Tafë Balilaj pritet te dale sot para togave te zeza ku  do te njihet edhe me masen e sigurise.