Sarandë, sekuestrohet 89 kg kanabis, në kërkim transportuesi

Policia e Sarandës ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm 89 kg kanabis ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës.Sipas policisë, operacioni është zhvilluar rreth orës 02.00 në afërsi të fshatit Leftehor në aksin rrugor Delvinë-Leftehor ku është bllokuar automjeti tip Mercedes-Benz me targa AA603FR, brenda të cilit është gjetur edhe sasia e lëndës narkotike.Sipas policisë, automjeti që transportonte drogën është braktisur nga drejtuesi i tij sapo ai ka konstatuar punonjësit e policisë.Mësohet se policia ka shpallur  në kërkim transportuesin e drogës Aleksandër Ruçi banues në  Delvinë dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.Sipas policisë, 31-vjeçari Ruçi ishte liruar para pak kohësh nga bugu ku ishte dënuar me 6 muaj burg për armëmbajtje por ishte  dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.Gjithashtu dy vëllezërit e 31-vjeçarit Ruçi vuajnë dënimim me burg për vrasje e trafikim të miturish.