Tiranë, grabitet një dyqan celularësh tek “ Komuna e Parisit”

Grabitet një dyqan celularësh në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, tek “Komuna e Parisit”, ku dy persona të veshur me veshje sportive dhe kapele kanë shfrytëzuar momentin kur në dyqan nuk ka pasur njeri dhe kanë grabitur prej tij shumën 65 mijë lekë të rinj dhe disa telefona celularë.Dy grabitësit janë larguar menjëherë në drejtim të paditur, ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.