Milo:Të vijojë aksioni antikorrupsion, anëtarët e PDS po ndjehen si në opozitë

Për kryetarin e Partisë Demokracia Sociale heshtja e mazhorancës pas aksionit të nisur për luftën ndaj korruspionit është e pashpjegueshme. Duke folur në “Intervista e Mbrëmjes” në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Paskal Milo, tha se pati një vrull denoncimesh por që u frenuan papritur. Sipas tij mazhoranca mund të jetë stepur nga mungesa e vullnetit të sistemit të drejtësisë për të hetuar korrupsionin në nivelet e larta.Edhe pse e konsideron veten pjesë të kësaj mazhorance, kreu i PDS-së pranoi me keqardhje se Partia Socialiste nuk ka respektuar ende marrëveshjen e firmosur para zgjedhjeve. Dhe kjo situatë që po zvarritet, sipas Milos i bën anëtarët e kësaj force politike të ndjehen njësoj si anëtarët e Partisë Demokratike.Gjatë intervistës, kreu i PDS-së komentoi edhe situatën shqetësuese të kriminalitetit në vend, e cila sipas tij po ushqehet dhe nxitet nga gjuha agresive që po përdor politika në Kuvend.