Dhuna në familje, Rama-Thaçi: Fenomen shqetësues, duhet luftuar fort
Pabarazia gjinore mbetet ende një sfidë për tu kapërcyer nga shoqëria shqiptare. Të njëjtin qendrim kanë ndarë bashkëshortet e Kryeministrave Rama dhe Thaçi.Të ftuara në aktivitetin "Simfonia e Jetës", ku u promovua figura e gruas shqiptare në jetën shoqërore dhe politike të vendit, Linda Rama dhe Lumnie Thaçi kërkuan që ky fenomen të luftohet fort nga gratë.
“Prehri i nënës dhe gjyshes është oborri më i pastër për rritjen e gjithçkaje që korret më tutje. Ndaj me ju bindjen se ne si vajza dhe gra, ta përçojmë atë që kemi marrë, dhe ta mbrojmë nëse ajo cënohet rrotull nesh. Po kështu përmend punën e shumë mësueseve, mjekeve, grave sipërmarrëse, politikaneve, etj; të cilat çdo ditë përballen me një sfidë më shumë, vetëm sepse janë gra.Por, nuk mund të mos përmendim edhe plagët që ndeshim në shoqërinë tonë, sa i takon edhe dhunës. Shprehjet e dhunës janë shtuar në vitet e fundit, dhe kjo na bën të ndihemi keq”tha zonja.Rama.
“Raporti i gruas me familjen dhe shoqërinë është një çështje thelbësore e rinisë dhe demokracisë”theksoi Thaçi.Në aktivitetin që vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ishin të pranishme përfaqësuese nga parlamenti, biznesi dhe fusha të tjera të shoqërisë.