Plagosje në Shkodër, i zihet pritë në hyrje të pallatit, plumb pas shpine 37-vjeçari

Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në lagjen ‘Salo Halili’ të qytetit verior, ku Renato Gjoka 37-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar në hyrje të pallatit ku banonte, ndërsa po hynte në shtëpinë e tij.Nga të shtënat 37-vjeçari Gjoka ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka marrë një plumb në shpinë. Ai është trasnportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë në vengjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.Nga hetimet paraprake mësohet se i plagosuri kishte në bashkëpronësi bashkë me të atin një ofiçinë për riparim makinash, po ashtu kishte në pronësi dhe një karrotrec.Dyshohet se shkak i plagosjes të jetë ndonjë konflit me persona që kanë riparuar mjetin në oficine, pa lene menjane dhe konkurencen.