Policia italiane dhuron pajisje pёr Policinё e Shtetit

Nё ambientet e Policisё Shkencore u zhvillua sot ceremonia e dhurimit tё disa pajisjeve nga Policia italiane pёr Policinё e Shtetit, pajisje tё cilat do t’i shёrbejnё rritjes sё kapaciteteve tё policisё shkencore sa i pёrket dokumentimit tё veprimtarisё kriminale, kryesisht nё fushёn e falsifikimit tё dokumentacionit, karmonedhave etj.Nё kёtё ceremoni ishin tё pranishëm Zv/Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit pёr krimin e organizuar dhe krimet e rёnda Sokol Bizhga, Ambasadori Italian nё Tiranё Massimo Gaiani, Drejtori i Policisё Shkencore Dritan Zoto, si dhe punonjës tё Policisё Shkencore.Gjatё kësaj ceremonie Drejtori i Policisё Shkencore dhe Ambasadori italian vunё nё dukje rёndёsinё e këtyre pajisjeve pёr policinё shkencore shqiptare, si dhe evidentuan faktin se dorёzimi i kёtyre pajisjeve ёshtё vetёm fillimi i njё faze tё re tё forcimit tё bashkёpunimit ndёrmjet policive tё tё dy vendeve nё pёrpjekjet e pёrbashkёta pёr luftёn kundёr krimit dhe formave tё organizuara tё tij.Po ashtu u theksua fakti se ky donacion shёnon njё moment tjetёr bashkёpunimi mes policisё shqiptare e asaj italiane dhe vjen menjёherё pas vizitёs sё zhvilluar pak kohё mё parё tё Drejtorit tё Pёrgjithshёm tё Policisё Italiane, Pansa, nё Shqipёri dhe vizitёs sё Drejtorit tё Pёrgjithshёm tё Policiisё sё Shtetit, Didi nё Itali, nё kuadёr tё tё cilave u rilançua njё bashkёpunim qё mbi tё gjitha ekziston prej shumё kohёsh dhe ka shumё gjёra tё pёrbashkёta ndёrmjet policive.Nё pёrfundim tё ceremonisё tё pranishmit u njohёn nga afёr me aspekte tё punёs sё Policisё Shkencore.