Topi akuza Kryeministrit: Po pregatit skenarët e vjedhjes së votave në 2013
Nga Fushë Kruja, ku dhe ka zyrtarizuar degën e re të partisë, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Kryeministrit Berisha se po përgatit skenarë për vjedhje të votave në zgjedhjet 2013.Këtë akuzë ai e ka argumentuar me faktin se Berisha sic erdhi në pushtet nëpërmjet votave të vjedhura, të njëjtët skenarë kërkon të përsëris edhe në zgjedhjet e ardhshme.Topi ka komentuar edhe situatën ekonomike në vend, ku edhe këtu ka akuzuar Berishën se po sillet si një Don Kishot, duke mos pranuar krizën e rëndë që ka mbërthyer vendin.Topi u ndal edhe tek çështja e pronave, kur tha se pronat janë grabitur, duke i lënë pronarët e vërtetë në skamje.Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa tha se kjo parti do të shembë murin e keqqeverisjes siç bënë studentët e 8 Dhjetorit.