Idrizi sfidon Berishën: Shtetësi për çamët ortodokse, arvanitasit dhe Presidentin Papulias

Qeveria Shqiptare nuk ka bere ende asgje per ceshtjen came pervec atyre zhvillimeve qe jane realizuar nepermjet presionit pozitiv dhe nismave te PDIU.Keshtu ka deklaruar kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, i cili  ndersa deklaroi se mbeshtet plotesisht nismen per dhenien e shtetesise te gjithe shqiptareve pa kushte, beri edhe deklaraten e forte duke e sfiduar Kryeministrin Berisha qe ne harten e shqiptareve qe do te mund te marin shtetesine te perfshihen edhe Camet Ortodokse qe jetojne ne Greqi si edhe Arvanitasit.“Tu japim pasaporten te gjithe shqiptareve ne Greqi te cilet deri sot kane qene te shtypur e pamundur te deklarohen si shqiptare. Tu japim kurajo cameve ortodokse dhe arvanitase qe ta deklarojne veten si shqiptare”- deklaroi Idrizi.“Madje ne si shtet shqiptar duhet t’ia japim pasaporten shqiptare edhe Presidentit Grek Karolos Papulias, i cili eshte cam ortodoks.Ka ardhur koha per reciprocitet me Greqine. Ka ardhur koha qe Greqia ti njohe realitetet etnike dhe minoritetet qe jetojne ne Greqi”- perfundoi Shpetim Idrizi.